ZGJIMI I NDERGJEGJES KOMBETARE

Ne shekullin XIX filloi nje periudhe e re lie historine e popullit tone. Ajo karakterizohej. para se gjithash. me ndryshime ekonomike. shoqe-rore e kulturore. Shekulli XIX eshte shekulli i shthurjes se marredhenieve feudale dhe i lindjes se marredhenieve kapitaliste. Duhet thene qysh ne fillim se marredheniet kapitaliste qe u vune re gjate shekullit XIX. si ne fushen agrare ashtu edhe ne ate zejtaro-tregtare. zhvilloheshin me ritme shume te ngadalta. Shekulli XIX perben ate periudhe te historise se popullit tone ku ze fill procesi historik i formimit te kombit shqiptar dhe i levizjes ko-mbetare shqiptare.

Epoka e Riiindjes. qe mbush tere historine e popullit tone gjate shekullit XIX deri ne Shpalljen e Pavaresise. — «... eshte nj.e epoke re-volucionare demokratike me shume rendesi ne historine dhe letersine e popullit tone, eshte nje epoke e ndritur e udhehequr nga idete iluministe, nga njerezit tane te shquar te asaj periudhe. qe me te drejte eshte quaj.tur Rilindja e kombit, dalja nga erresira mesjetare-feudale. imperialiste. ne drite, ne kryengritje. ne lufte per liri. pavaresi. demokraci. per drite dhe aresim»...1) Populli i krahines se Korce's luajti rol te rendesishem ne kete le-vizje. Nga gjiri i tij dolen patriote te shquar qe me pende e me pushke luftuan per zgjimin e ndergjegjes kombetare. Nje nder keta patriote ka qene Naum Panajot Bredhi (Vegjilharxhi). Ai lindi ne dhjetor te vitit 1797 ne fshatin Vithkuq dhe shkoi ne rnoshe te re ne Vllahi. nje koloni e rendesishme shqiptaresh. Ishte nder te paret intelektuale shqiptare qe iu vu punes per zgjimin e ndergjegjes kombe­tare nepermjet te levrim.it te gjuhes amtare. Ne vitin 1844 botoi ne Ru-mani «Evetorin» e tij, qe eshte e para abetare e gjuhes shqipe. Ajo u shpernda ne krahinat jugore te Shqiperise si ne Korce. ne Kolonje. ne Permet, ne Berat. ne Gjirokaster e gjetke dhe u prit me dashuri dhe etje te madhe nga populli .

Me 184o. ne baze te kerkesave te shumta. botoi nje abetare te dyte me titull «Fare i ri evetor shqip», qe ishte me e plote se e para. Veprimtaria patriotike e Veqilharxhit shkaktoi kunderveprimin e klerit ortodoks grek dhe te perfaqesuesve te qarqeve shoviniste greke. te cilet e helmuan. For rruga e celur nga Naum Veqilharxhi kishte dhene frutat e saj dhe do te vazhdoje me tej me Thimi Mitkon. Spiro Dinen e te tjere pa-triote korcare. Thimi Mitkoja (1820-1890) e'shte nje figure tjeter e levizjes kombe­tare qe doli nga gjiri i popullit korcar. i cili i dha levizjes kombetare jo vetem vepren e vyer «Bleta shqiptare*. po edhe gjithe energjine e tij si ideolog dhe si aktivist i palodhur ne dobi te ceshtjes kombetare. Vitet 60-70 te shekullit XIX karakterizohen nga nje pune e madhe e rilindesve tane per t'u organizuar ne shoqeri patriotike. me qellim qe te ndihmonin me efektivisht atdheun e tyre te roberuar. Rreziqet qe i kanoseshin vendit nga vendimet e Kongresit famekeq te Berlinit, vune ne levizie te mbrojtjes kombetare edhe patriotet korcare. Gjate kohes se veprimtarise. Lidhja Shqiptare e Prizrenit. e cila organize! dhe mori ne dore mbrojtjen e atdheut, pati ne Korce mbeshte-tjen e patrioteve si Eftim Mitkoja, Jani Vreto. Eftim Brand!, Spiro Di­ne, Vasil Ruso Korcari etj.. te cilet hartuan vepra letrare. libra shko-llore dhe zhvilluan nje publicistike militante. Pas shperndarjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit patriotet e le- vizjes sone kombetare nuk e nderprane punen per ta shpetuar memedheun nga roberia turke e prapambstja mesjetare feudale. Ne rrethanat e krijuara pas vitit 1881, vemendja e rilindesve tane te shquar u perqendrua ne formimin e shoqerive per perhapjen e arsi-mit kombetar. si arme kjo per bashkimin s te gjithe popullit kunder su-ndimit turk. Ne vitin 1885 ne Korce u formua nje komitet i i'sliehte me kryetar Jovan Cico Kosturin dhe me ane'tar Thimi Markon e Orhan Pojanin. i cili mori persiper barren te organizonte brenda ne Shqiperi nje sho-qeri kulturore shqiptare. por p'lr shkak te reaksionit otoman dhe per-sekutimit fanariot. shoqeria nuk u formua dot. R'legjithate. komiteti i fshehte i Korces e vazhdoi veprimtarine e vst. ne rrethana ilegaliteti per nje kohe te gjate.

Nje shoqeri tjeter ishte ajo e Bukureshtit. me emrin «Dituria». e formuar ne vitin 1886 nga patriote korcare te merguar. Ne gjirin e ke-saj shoqerie kane here pjese korcaret Thimi Marko. Vangjel Geco, Visar Dodani. Kostandin Efthimiu. Irakli Duro. Mandi Terpo. Aleksander Dre-nova (Asdreni) etj. Keta patriote. te lidhur ma vellezerit Frasheri. zhvilluan veprimtafi te gjere ne fushen kulturore per zgjimin e ncl'lrgjegjes kombetare. Sho­qeria «Dituria» botoi, midis te tjerave edhe veprat e Sami e Nairn Fra-sherit.

                                                                       NGA ENDRI