Liria; Dinjiteti
Ai qė ndėrton me djersė, mbron me gjak JUG.
Ai qė bahet i butė si dele e hanė ujqtė KOSOVĖ
As veshi tė mos mbajė plur, as kėmba tė mos durojė gjemb JUG
Bilbili te kafazi s'kėndon nga qejfi, po nga marazi SHKODĖR
Breshka po ferrėn don KAVAJĖ
Buka e botės s'tė ngop KORĒĖ
Buka e botės, laku i kokės SARANDĖ
Burri nuk shtrihet as pėr sė vdekmi MIRDITĖ
Ēdo mal e din barrėn e vet PRIZREN
Ēdo njeri ėshtė mbret nė shtėpinė e tij JUG
Ēdo shpresė fluturon me krahėt e saj JUG
Ē'hall ke, vėshtroje VERI
Dasėm pa mish nuk ka KORĒĖ
Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN
Dele e butė nė qafė tė ujkut JUG
Dora e huj tė krun, po jo ku tė kruhet. KOSOVĖ
Ec me kėmbė tueja e jo me mend e huaja SHKODĖR
E di gjalmi ē'ka torba PĖRMET
E di vetė gomari ku i vret samari JUG
Gunė e huaj s'tė mban ngrohtė KOLONJĖ
Gjithkush teshat i lan nė shtėpinė e vet VERI
Hallet e mia i di trari im ELBASAN
Hall me qč e hall me buaj, po mė keq me qč tė huaj MYZEQE
I zoti ia sheh plagėn kalit, nėn samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORĒĖ
Jeton bleta majė malit, jeton dhe miza nėn bisht tė kalit. KORĒĖ
Kali i botės s'tė nxjerr jashtė portės. SARANDĖ
Kafshata e huaj tė mbet nė fyt. SHKODĖR
Kėmba e di se ku e vret kėpuca. LUKOVĖ- SARANDĖ
Kur se mbajnė njėzet e katėr tuejt, nuk e mbajnė as katėrdhetė e tetė tė huejt. SHKODĖR
Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG
Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVĖ
Kush mba vesh botėn, prish kokėn. GJIROKASTĖR
Kush merr mendjen e botės, i sjell dėm kokės PĖRMET
Kush s'lufton pėr liri, robėrinė e ka nė shpi. KOSOVĖ
Kush unj qafėn i bie zverkut. JUG
Ku tė ha, kruaje. GJIROKASTĖR
Leku i huj, peshon rėndė nė xhep. PUKĖ
Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG
Liria fitohet vetėm me gjak. KOSOVĖ
Liria i ka rrėnjėt nė gjak. JUG
Liria nuk blehet me para e me tokė, po fitohet me gjak e me kokė. KOSOVĖ
Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT
Mė mirė njė ditė nė liri, se njėqind vjet nė robni. KRUJĖ
Mė mirė i lig e i lirė, sesa shėndoshė e me zinxhirė. KRUJĖ
Mė mirė nėn hijes ne ferres sime, sesa nėn hijen e fikut tonė. KOSOVĖ
Mė mirė njė ditė gjel, sesa tre ditė pulė. ELBASAN
Mė mirė Sokol njė herė, se sorrė gjithherė. SHKODĖR
Mashė e tjetrit mos u bėj. JUG
Me dorėn e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK
Me duart e mija rrafa kokėn time. MYZEQE
Mė e urtė se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT
Mė mirė gomar, po tėndin, se kalė, po tė botės. LUKOVĖ
Mė mirė nėn dhč i mbuluar, se mbi dhč i gjynjėzuar. SKRAPAR
Mė mirė tė vdesėsh duke luftuar, sesa tė rrosh i gjynjėzuar. SKRAPAR
Mė mirė tė vdesėsh nė kėmbė, sesa tė jetosh nė gjunjė BERAT
Mė mirė zog e nė liri, sesa bilbil e nė kulvi. KURVELESH
Mikun nderoje dhe vėre nė qoshe, po ozt shtėpie tė jesh vetė. JUG
Mish tė ngordhur edhe egėrsira nuk ha. SKRAPAR
Mjer ay qė pret nga tjetri! JUG
Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJĖ
Mos shko maz pas pele. KOSOVĖ
Mos shko pas qerres sė tjetrit. SKRAPAR
Mos u ban mjaltė, se tė han mizat. SHKODĖR
Nėn hije as bari nuk ngren krye. JUG
Nuk rron peshku pa ujė. KOSOVĖ
Njė gjė qė tė merr dora, mos prit tė ta japin. JUG
Njė punė qė s'e bėn vetė, mos kėrko tė gjesh tė metė. TIRANĖ
Pėr ēdo punė, puth dorėn tėnde. ELBASAN
Po nuk nderove veten, s'tė nderon njeri. VLORĖ
Pyet shtatė a tetė, e bėj si di vetė. VLORĖ
Qafa e unjur, koka e prerė. LUKOVĖ
Qėndro shtyllė e mos u bėj urė. KRUJĖ
Rrushi varet nė degėt e vet. LUSHNJE
S'bėhet dasma pa thyer kupa. ARBĖRESHĖT E ITALISĖ
Gjithsecili nė punėn e tij ėshtė zot. JUG
S'mbahet shpirti me falimnders. VERI
Syri i tė zotit plehron arėn. JUG
Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJĖ
Trimėria dhe liria janė si nanė e bijė. KRUJĖ